Manaj vazhdon karrierën në Angli  

12 korrik 2022 | 16:15

Rey Manaj është zyrtarizuar te klubi i Watford teksa sulmuesi i kombëtares do të nisë për herë të parë në karrierën e tij një aventurë në Angli, edhe pse jo në Premier League, por në Championship. Pas eksperiencës së kaluar në Serie A te Spezia, Manaj u rikthye te Barcelona klubi që kishte në pronësi kartonin e tij.

Megjithatë, spanjollët nuk e kishin të përfshirë në projektin e tyre shqiptarin dhe në këtë formë, anglezët e Watford nisin bisedimet që tashmë janë mbyllur me sukses.

Vlen të theksohet se Barcelona ende nuk është një shkëputur totalisht nga Manaj duke qenë se klubi spanjoll ruan të drejtën për të refuzuar ofertën e parë që mbërrin në klubin e Watford në rast shitje të futbollistit, ndërsa gjithashtu, katalanasit përfitojnë 50% të shumës në qoftë se anglezët shesin diku tjetër kartonin e 25-vjeçarit, raporton “SS”.

“Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë nënshkrimin me lojtarin e kombëtares së Shqipërisë, sulmuesin Rey Manaj që vjen nga Barcelona”, shkruhej në njoftimin e Watford në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës…