Manchester City mposhti Evertonin

28 shtator 2019 | 21:59

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Evertoni, 1 me 3. Ishte Gabriel Jesus ai që shënoi golin e parë në minutën e 24 të takimit pas asistimit nga De Bruyne.

Vendasit barazuan shifrat në minutën e 22 përmes Calvert-Lewinit, që shënoi pas asistimit të Colemanit. Por, në pjesën e dytë City shënoi dy herë.

Mahrez shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë në minutën e 71, derisa në minutën e 85 shënoi Raheem Sterling për rezultatin përfundimtar prej 1 me 3. Me këtë fitore City shkon në kuotën e 16 pikëve dhe mban vendin e dytë. Derisa Evertoni në vendin e 15 ka 7 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka lansuar një spot elektoral…