Manchester United hap derën për rikthimin e Rashfordit
Marcus Rashford mund ta nisë sezonin e ri me fanellën e Manchester United. Sipas raportimeve nga Anglia, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar bisedime direkte me përfaqësuesit e sulmuesit për ta rikthyer atë në skuadrën e parë.
United është i gatshëm ta mirëpresë Rashfordin në stërvitje nën drejtimin e Michael Carrick, ndërsa vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij pritet të merret më vonë gjatë afatit kalimtar veror.
Edhe vetë sulmuesi anglez është i hapur për të qëndruar te “Djajtë e Kuq” në fillim të sezonit, ndërsa të dyja palët do të vlerësojnë ofertat e mundshme që mund të vijnë gjatë verës.
Rashford ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2028, por e ardhmja e tij në “Old Trafford” ka qenë në pikëpyetje pas një periudhe me shumë diskutime rreth rolit të tij në skuadër.



