Mançini deri në vitin 2027 pjesë e Romës

12 korrik 2022 | 13:18

Gianluca Mançini ka rinovuar kontratën me skuadrën e Romës. Mbrojtësi italian do të jetë në “Stadio Olimpico” deri në vitin 2027, pra për pesë vite të tjera.

26-vjeçari vinte te “Giallorossi” në vitin 2019 nga skuadra e Atalantas në formë huazimi, para se lëvizja të bëhej permanente vitin e kaluar, për 13 milionë euro.

Lojtari ka luajtur 128 herë me skuadrën e Romës dhe ka shënuar shtatë gola. Ai ishte startues edhe në finalen e Ligën e Konferencës. Mbrojtësi ka edhe nëntë paraqitje me kombëtaren e Italisë, që kur debutoi në vitin 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja Adrola Dushi po shijon rrezet e diellit dhe plazhet…