Mançini: Ka përfunduar koha e mbrojtjes, Italia tash luan futboll sulmues 

06 shkurt 2020 | 11:17

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka thënë se skuadra e tij do të luajë futboll tërheqës, pasi ka përfunduar koha e mënyrës klasike të futbollit italian.

I pyetur për identitetin e kombëtares italiane, Mançini shprehet se mënyra e vjetër e të bërit të gjërave ka përfunduar. “Më pëlqen futbolli sulmues, e di që kemi fituar katër Kupa të Botës duke luajtur në mënyrën italiane, por mendoj se mund të luajmë sot një futboll më sulmues. Ditët e lojës së futbollit mbrojtës dhe kundërsulmues kanë mbaruar”, ka thënë fillimisht Mançini.

“Jemi krenarë që kemi rindërtuar dashurinë e italianëve për kombëtaren dhe në Kampionatin Evropian në qershor do të përpiqemi t’i bëjmë të lumtur tifozët tanë. Futbolli është një faktor uniteti, nëse kombëtarja italiane luan mirë dhe Italia fiton, ata janë të lumtur. Kur dëgjoj himnin kombëtar nga bankina, ndihem krenar dhe i lumtur që jam italian. Besoj se vendi ynë është më i bukuri në botë. Jetojmë në mes të bukurisë. Askush nuk ka thesaret artistike dhe mjedisore që kemi”, ka deklaruar Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Homologia nga Republika e Shqipërisë, Elva Margariti, e ka uruar…