Mançini: Ndeshja kundër Zvicrës do të jetë e vështirë

16 qershor 2021 | 10:58

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, pret që skuadra e tij të përballet me një Zvicër shumë të fortë në ndeshjen e dytë në grup në Kampionatin Evropian 2020 të mërkurën.

Italia e Mançinit e nisi furishëm evropianin duke e mposhtur bindshëm 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse të premten.

“Ndeshja kundër Zvicrës do të jetë e vështirë, sepse është ekip i shkëlqyeshëm me shumë lojtarë të cilët dinë sesi luajnë. Trajneri i tyre është me përvojë. Ne presim ndeshje të vështirë”, ka thënë Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo njihet për pozat joshëse që ndan me ndjekësit e…