Mançini vazhdon kontratën me Italinë

17 maj 2021 | 22:52

Menaxheri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mançini, ka nënshkruar zgjatjen e kontratës që do ta mbajë atë aty deri më 2026, tha të hënën Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) Gabriele Gravina.

Kontrata fillestare e Mançinit ishte caktuar të skadonte pas Kupës së Botës 2022 në Katar dhe me marrëveshjen e re do të qëndrojë në krye të kombëtares deri në edicionin 2026, shkruan SportStar.

“Ne donim t’i jepnim vazhdimësi punës sonë. Përtej fitimit të një trofeu, ekziston një projekt për të punuar”, tha Gravina.

“Mancini ka punuar në mënyrë të shkëlqyeshme për dy vjet dhe ecja përpara në këtë projekt ishte një detyrë për respekt të federatës dhe tifozëve tanë” u shpreh ai.

Mancini u emërua menaxher i Italisë në maj 2018 pasi ata nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën e Botës 2018.

56-vjeçari që atëherë ka marrë drejtimin e 28 ndeshjeve, duke fituar 19 dhe humbur dy herë, duke udhëhequr Italinë në Kampionatin Evropian.

Italia është në Grupin A së bashku me Turqinë, Uellsin dhe Zvicrën në Euro 2020 që fillon prej 11 qershorit deri më 11 korrik dhe organizojnë ndeshjen hapëse në Romë ku ata luajnë me Turqinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Qazim Menxhiqi, ka publikuar këto…