Mandatari për kryeministër sot prezanton programin qeverisës

21 maj 2020 | 08:11

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka gati programin qeverisës së bashku me partnerët e koalicionit me të cilët synon ta qeverisë vendin.

Ky program pritet t’u prezantohet sot deputetëve të kësaj partie.

“Mandatari për kryeministër Avdullah Hoti do ta paraqesë programin qeverisës para deputetëve të LDK-së. Me përmbajtjen e këtij programi janë pajtuar edhe partnerët e koalicionit”, i kanë thënë Telegrafit nga kjo parti.

Që nga fillimi i muajit, kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, Avdullah Hoti, ka takuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ata të Nismës Socialdemokrate, me qëllim ta harmonizimit të programit qeverisës, ani se me to e ka firmosur më herët marrëveshjen e koalicionit.

Takimet janë zhvilluar edhe pasi Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta caktuar Hotin mandatar për formimin e qeverisë së re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Milaim Zeka e ka quajtur koronavirus Haki Abazin, kurse…