Mandzukiqi, afër Milanit

20 gusht 2019 | 12:23

Kur ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i Serisë A, Juventusit i duhet ende t’i largojë disa futbollistë, të cilët zor se mund të gjejnë hapësira në skuadrën e Maurizo Sarrit. Një ndër ta është edhe Mario Mandzukiq.

Kroati me shumë gjasa do të largohet në ditët e ardhshme, teksa mediat italiane raportojnë se pas dështimit të kalimit te Bayern Munchenit, në skenë për shërbimet e 33-vjeçarit ka dalë Milani.

Palët pritet t’i nisin bisedimet teksa ka të ngjarë që sulmuesi kroat t’ua japë lamtumirën bardhezinjve për t’iu bashkuar Milanit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Sindikatës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”,…