Mane: Disa gjërat duhet të thuhen në fytyrë

15 shtator 2019 | 21:59

Sadio Mane ka zbuluar se ai foli me Mohamed Salah ‘ballë për ballë’ pas reagimit të tij të zemëruar gjatë fitores së Liverpool ndaj Burnley.

Mane shënoi në fitoren 3-0 në ‘Turf Moor’ dy javë më parë, por reagoi me zemërim pasi Salah zgjodhi të gjuajë e jo të pasonte tek ai gjatë një rasti më vonë gjatë ndeshjes.Senegalezi u zëvendësua në fundin e ndeshjes dhe vazhdoi të bërtiste dhe hodhi përtokë xhupin e tij, ndërsa zuri vendin në stol, përcjell lajmi.net.”Me Salah? Është harruar tashmë”, ka thënë Mane për Canal + pas ndeshjes ndaj Newcastle.

“Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjëherë ju duhet të thoni gjërat ballë për ballë. Ndonjëherë ndodh që nuk më është dhënë leja. Por ne jemi pajtuar dhe jemi bërë miqtë e mirë që ishim më parë”, ka deklaruar Mane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, sot,…