Sokol Bashota shkoi në Hagë, nesër intervistohet

15 shtator 2019 | 21:53

Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, sot, në orën 9:00, nga Aeroporti “Adem Jashari”, pa bujë të madhe mediale dhe pa rrjete sociale, u nis për të dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Hagë për ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe për detyrat e veta në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai nesër (e hënë) për tri orë do të merret në pyetje nga prokurorë të Dhomave të Veçanta.

Para nisjes për Hagë, ai ka thënë se është i lumtur që i është dhënë mundësia – nga historia dhe nga bashkëveprimtarët e parë – që të japë kontribut në shërbim të atdheut gjatë luftës së shenjtë të UÇK-së dhe pas saj për ndërtimin e institucioneve shtetërore të vendit tonë.

“Edhe pse është bërë përpjekje që sa vjet të njolloset, lufta e UÇK-së nuk ka nevojë të mbrohet nga askush, sepse është e pastër, se atë e mbron lavdia e saj dhe gjaku i dëshmorëve të rënë për ta fituar lirinë. Ndërkaq, atdheut dhe popullit do t’i shërbej sa herë që kanë nevojë për mua. E ata që dyshojnë, për luftën e drejtë tonën, njerëzore dhe të pastër të UÇK-së, do të shkoj të dëshmoj kudo që më thërrasin”.

Në fotografi është avokati i tij, Taulant Hoda, i cili do ta mbrojë në Hagë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se…