Mane në Bayern, mungon vetëm zyrtarizimi

17 qershor 2022 | 16:48

Sadio Mane shumë shpejt do të jetë zyrtarisht një lojtar i Bayern Munchenit. Konfirmimi vjen nga mediet ndërkombëtare.

Liverpool do të përfitojë 40 milionë euro, që mund t’u shtohen edhe 10 milionë të tjerë në varësi të bonuseve të ndryshme, që çon në 50 milionë euro investimin total.

Trajneri Jurgen Klopp në këtë mënyrë mbetet pa një nga lojtarët kryesor. Mane ka edhe një vit kontratë me “të kuqtë” dhe u ble nga Southamptoni në vitin 2016 për 40 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi…