Maqedonci: Ushtri me sisteme më moderne të armatimit, zotim i përmbushur
30 dhjetor 2023
| 12:33
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci duke përmendur buxhetin e ndarë ndër vite nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se 204 milionë ishte buxheti i ndarë për ushtrinë gjatë vitit 2023.
Maqedonci ka shkruar në Facebook se pakrahasimisht me qeverisjet e tjera si buxhet e investime, sepse Forca e Sigurisë së Kosovës ka vëmendjen e plotë të Qeverisë.
“Ushtarakë të trajnuar, ushtri me sisteme më moderne të armatimit ishte zotimi ynë, këtë e kemi përmbushur. FSK, krenaria jonë”, ka shkruar ai.