Maqedonia anulon përkohësisht futbollin, shkak Covid-19

30 tetor 2020 | 15:42

Situata epidemiologjike në shtetin e Maqedonisë së Veriut është rënduar së tepërmi.

Si pasojë e kësaj, Maqedonia e Veriut ka vendosur t’i anulojë ndeshjet e futbollit për këtë fundjavë. Vendimi është marrë në konsultim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për t’u mbrojtur nga Covid-19, futbolli nuk do të luhet këtë fundjavë. Në këtë situatë, ndeshjet e kampionatit në Maqedoni, të planifikuara për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen.

Është vendosur që ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë të zhvillohen një javë më vonë, sigurisht, nëse situata nuk shkon drejt përkeqësimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka reaguar…