Maradona i vetofrohet Unitedit

05 qershor 2019 | 11:20

Diego Maradona edhe pse nuk po drejton një skuadër të madhe dhe nuk është protagonist në futbollin e sotëm, me intervistat që jep di të fitojë qendrën e vëmendjes.

Në një intervistë për “FourFourTëo”, argjentinasi, është vetëofruar për stolin e Manchester United, duke bërë dhe kritika për ta.

“Nëse United ka nevojë për një trajner, jam njeriu i duhur që bën për të drejtuar atë ekip. Ata shesin bluza, por duhet të fitojnë dhe trofe përveç parave. Unë mund t’iu japë një dorë. Unitedi ka qenë klubi im i preferuar në Angli, pasi ka pasur lojtarë të mëdhenj dhe një skuadër të madhe e drejtuar nga Alex Ferguson. Tashmë duhet pranuar se City është më mirë dhe më lart se ta. Tifozeria e tyre është e jashtëzakonshme dhe ngjason me atë të Boca Junorsit në ‘La Bombonera’”, ka thënë Maradona.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…