Marcelo do të largohet nga Reali

25 tetor 2021 | 14:19

Marcelo i ka njoftuar drejtuesit e Real Madridit se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

33-vjeçari nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re, dhe për këtë arsye do të bëhet lojtar i lire kur kontrata e tij të përfundojë në qershor 2022. Marcelo po planifikon të kthehet në Brazil, me Fluminese që mendohet të jetë destinacioni i tij më i mundshëm, shkruan El Nacional.

Braziliani me Real Madridin ka zhvilluar 530 ndeshje, teksa ka shënuar 38 gola dhe ka asistuar 101 të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Supreme ka marrë vendim për ankesën e kandidati për…