Marcelo konfirmon largimin: Ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin

29 maj 2022 | 09:08

Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Marcelo ka konfirmuar se të shtunën luajti ndeshjen e tij të fundit me skuadrën Los Blancos, pasi fitoi titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit në Stade de France.

Marcelo largohet nga Casa Blanca si lojtari me më shumë tituj në historinë e tij e klubit mbretëror, pasi ka fituar plot 25 trofe.

“Është një moment shumë i bukur. Kur je kapiten i parë, ëndërron të ngritësh kupën dhe unë jam bërë i vetmi brazilian që ngriti një Ligë të Kampionëve si kapiten i Real Madridit”, ka thënë fillimisht Marcelo pas ndeshjes.

Megjithatë, lajmi nuk është fundi i karrierës së brazilianit, i cili në moshën 34-vjeçare do të kërkojë të vazhdojë karrierën diku tjetër. Pavarësisht se ishte një anëtar historik i ekipit, Marcelo ruajti përulësinë e tij, duke shpjeguar se ai ndihet si një tjetër anëtar i ekipit:

“Emocioni është brutal, ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin. Por, jam shumë i lumtur. Nuk është ditë trishtimi, po largohem me shumë gëzim, falënderues ndaj tifozëve dhe netët magjike që kam përjetuar në Bernabeu”, përfundoi braziliani.

 

Titujt e Marcelos me Real Madridin

Marcelo do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë tifozëve Los Merengue këtë të diel në festën zyrtare të skuadrës në Madrid, e cila do të përfundojë në Fuente de la Cibeles, vendi tradicional i titujve të klubit mbretëror.

Rekordi i Marcelos me Real Madridin vlen sa 25 tituj zyrtarë me ekipin Merengues, ku 13 janë në Spanjë dhe 12 në nivel ndërkombëtar:

 

5 Liga e Kampionëve

6 La Liga

3 Superkupa Evropiane

2 Kupa Del Rey

5 Superkupa të Spanjës

4 Kupa të Botës për Klube

/Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia njofton për një rast të dhunës në familje në…