Mark Gjonaj fton shqiptarët ta mbështesin Kosovën më 16 mars para zyrës së BE-së në OKB

12 mars 2023 | 22:15

Mark Gjonaj, udhëheqës i komunitetit, ish-këshilltar i NYC që përfaqëson Distriktin 13, ish-kryetar i Këshillit të vogël të New York City, ka ftuar shqiptarët më 16 mars ta mbështesin Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se BE-ja i ka bërë presion Kosovës që ta pranojë krijimin e Asociacionit të komunave serbe, që sipas tij, do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj.

“BE-ja i ka bërë presion Kosovës që të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj. Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë”, ka theksuar Gjonaj në deklaratën e tij.

Deklarata e Mark Gjonaj:

Të dashur miq, Ju lutemi bashkohuni me ne që të mblidhemi për të mbështetur Kosovën gjatë negociatave të planit të propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
BE-ja i ka bërë presion Kosovës që të pranojë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe do të kërcënonte sovranitetin dhe stabilitetin e saj.
Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë autonominë e vet të vetëqeverisjes dhe sundimit. Nuk mund të lejojmë që Serbia të ndërhyjë dhe të qeverisë në Kosovë.
Qëndroni me popullin e Kosovës! (sillni flamujt dhe shenjat tuaja).
Kur: E enjte, 16 Mars 2023 në orën 13:00
Ku: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara 666 3rd Ave. NY, NY 10017
Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe dekada të vuajtjeve nga duart brutale të Serbisë. Qytetarët e Kosovës duhet ta kontrollojnë fatin e tyre pa ndërhyrje. Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën!
Ju lutemi qarkulloni dhe shpërndajeni në FB dhe të gjitha mediat sociale. Me respekt, Mark Gjonaj 917-731-6850

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Lekaj, politolog dhe veprimtar Përkujtim në 30-vjetorin e shkuarjes…