Marshim sfidues i pjesëtarëve të FSK-së

23 shtator 2022 | 15:02

Regjimenti i Xhenios i Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar Marshimin dy ditorë dhe aktivitetet të ndryshme gjatë ditës dhe natës me qëllim të testimit të kapaciteteve të qëndrueshmërisë.

Gjatë marshimit me distance 30 km dhe lartësi mbidetare deri në 2281m në rajonin e Gjakovës, pjesëtarët përveç sfidave të terrenit malor ata u ndalën për të bërë homazhe  pranë memorialëve të dëshmorëve dhe u njohën për së afërmi me shtigjet e furnizimit logjistik të UÇK-së.

Aktivitete të tilla  testojnë përgatitjen fizike dhe ushtarake të pjesëtarëve të FSK-së, për të qenë të gatshëm në kryerjen e detyrave në bazë të misionit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Influencuesja italiane, Clizia Incorvaia ka kaluar disa ditë pushime në…