Masat e BE-së kundër Kosovës, Tahiri i PDK-së: Gjendja është e mjerueshme

03 korrik 2023 | 13:11

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij është e shqetësuar se Qeveria e Kosovës ka mbajtur të fshehtë masat që janë marrë nga Bashkimi Evropian (BE).

Madje,  ai ka thënë se masat e tilla e dëmtojnë raportin e Kosovës me vendet mike. Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se gjendja është e mjerueshme.

“Shpreh shqetësimin e thellë që qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”.

“Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ka stagnuar dhe mendoj se jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje.  Sot nuk u arrit që të caktohet seanca sepse kjo mazhornacë ka telashe edhe të brendshme”.

“Sot me do ta kemi një takim të rëndësishëm që do të marrim një vendim të qartë sa i përket vendit tonë”, ka thënë Tahiri, duke iu referuar mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit sot e ka bërë edhe një përforcim…