Mascherano do të emërohet trajner i Argjentinës U20

10 dhjetor 2021 | 11:22

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Liverpoolit, Javier Mascherano do të emërohet trajner i Kombëtares së Argjentinës U20.

Mascherano u pensionua në vitin e kaluar nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare dhe tashmë do t’i hyjë zejes së trajnerit. 37-vjeçari do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës U-20 të Argjentinës vitin e ardhshëm ka konfirmuar të enjten Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Ish-mesfushori i njohur do të zëvendësojë trajnerin aktual Fernando Batista, i cili lë rolin për t’iu bashkuar stafit të trajnerit të sapoemëruar të Venezuelës, Jose Pekerman.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ambasadën e Kosovës në Berlin është mbajtur ceremonia e…