MAShT-i sjell ekspertë nga Italia për kurrikulën e re

03 dhjetor 2018 | 13:45

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka mbajtur të hënën një punëtori me ekspertë nga Italia.

Kjo punëtori për temë ka avancimin e shkollave profesionale në vend dhe arsyeja që ekspertët janë ftuar është për të marrë përvoja nga ta për avancimin e nxënësve nëpër vende pune.

Zyrtarët e MAShT-it kanë thënë se arsyeja e mbajtjes së kësaj punëtorie është se jemi duke punuar për kurrikulën e re që ka të bëjë me mësimin dual që për qëllim ka nxënien mësimin praktik pra përveç atij teorik.

Ndërsa nga ekspertët italianë ka thënë se për të arritur sukses duhet të ketë bashkëpunim zingjiror mes nxënësve, mësimdhënësve, drejtorëve, ministrisë dhe kompanive.

MAShT-i do të marrë përvoja edhe nga ekspert të tjerë deri në përfundim të kurrikulës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari evropian për zgjerim, Johannes Hahn është takuar në Beograd…