MAShT-i thotë se orët e humbura do të kompensohen, SBAShK në pritje të vendimit të gjykatës

15 mars 2019 | 11:28

Komisioni parlamentar për arsim ka mbajtur një mbledhje ku kanë diskutuar për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.

Në këtë komision të ftuar ishin përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Drejtuesit e SBAShK-ut ka thënë se nuk do t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës, megjithatë kanë thënë se do të presin vendimin e gjykatës.

Ndërsa ministri i MAShT-it, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se vendimi për kompensim të orëve të humbura do të mbetet në fuqi.

“Mendoj që MAShT-i ka vepruar në bazë të kompetencave që i ka dhe nuk mundemi që për zhurmat e grupeve të caktuara të o dëmtojmë nxënësit tanë. SBAShK-u nganjëherë po i tejkalon kompetencat e saj po del sikur të jetë një mbikëqyrës i arsimit dhe ai nuk është mbikëqyrës i arsimit. Ky vendim është shumë i drejtë dhe e ka obligim të zbatohet dhe individët të cilët e pengon këtë vendim ne do marrim masa ndaj tyre”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Formula 1 është gati ta ngrehë siparin e sezonit të…