Vetteli: Dua ta thyej dominimin e Hamiltonit dhe të Mercedesit

15 mars 2019 | 11:26

Formula 1 është gati ta ngrehë siparin e sezonit të ri, që do të startojë me Çmimin e Madh të Melbournit në Australi, i planifikuar për këtë të diel. Skuadrat kanë mbërritur tashmë në kontinentin e largët, për të qenë gati për provat e lira, që do të nisin nesër, ndërsa janë mbajtur edhe konferencat zyrtare për shtyp në prag të fillimit të sezonit.

Kështu, gjermani Sebastian Vettel ka lëshuar sërish sfidën ndaj kampionit në fuqi të Botës, Lewis Hamilton, duke thënë se synon ta thyejë dominimin e britanikut dhe Mercedesit në këtë sport.

“Jemi përmirësuar krahasuar me një vit më parë, por rruga është e gjatë dhe shpresoj të tregohemi të fortë gjatë gjithë sezonit, për të bërë diçka të madhe. Rivali është pa diskutim Hamilton, që ka fituar në dy vjetët e fundit, por ne kemi kohë që punojmë për ta thyer dominimin e tij dhe të Mercedesit”, ka thënë piloti gjerman.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan,…