Mashtruesve të pushtetit

28 tetor 15:30

Shkruan: Erblina N. Tahiraj 

Duke qenë se e vërteta ka të bëjë me individin në të veçantën e tij, ajo prej natyrës së saj është jopolitike. Pushtetet nganjëherë mund ta fshehin përkohësisht të vërtetën, por nuk mund ta shkatërrojnë asnjëherë atë.

“Një tregim mesjetar ilustron sesa e vështirë është t’i mashtrosh të tjerët, pa mashtruar edhe veten. Aty tregohet një ngjarje kur roja i qytetit që lajmëronte qytetarët në raste rreziku, i bie alarmit për të trembur me shaka bashkëqytetarët e tij. Kur vrapuan të gjithë të largoheshin nga frika, edhe roja shkoj pas tyre.”
Me fjalë të tjera, sa më i suksesshëm të jetë një mashtrues, aq më tepër shtohet mundësia që ai të bjerë pre e trillimeve të tij.

Rrjedhimisht, këta pushtetarë përpos që po ju servojnë gënjeshtra qytetarëve, po mbyllin edhe sytë e tyre para realitetit.
Realitetet janë punët e përfunduara që kanë gjetur të gatshme, por gjithsesi edhe ato të mbetura gjysmë që ende nuk i kanë filluar e as që besoj që do i përfundojnë ndonjëherë.

Pas rreth dy vitesh të mbushura me gënjeshtra dhe një ekzekutiv që shpenzon gjithë kohën e energjinë për të bërë opozitë ndaj opozitës, mbesim me shpresën që proceset e pezulluara të zëvëndësohen me punë dhe akuzat ndaj opozitës me argumente.
Jo teoritë konspirative, por vetëm punët mund të ju afirmojnë, OSE RRËZOJNË!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar Bashkimin…