Matoshi: Elvis Hoxha, Vetëvendosjen po e stërpik me fashizëm!

02 shtator 2022 | 15:59

Analisti dhe gazetari Halil Matoshi, ka reaguar ndaj deklaratës se zyrtarit të Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, i cili ka akuzuar grevistët dhe Rrahman Jasharajn, duke thënë se “shef e kanë anëtarin e partisë serbe”.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta dënojë gjuhen e Elvis Hoxhës.

“Albin Kurti duhet me e dënu n’publik qasjen fashiste e racizmin kulturor të Elvis Hoxhës ndaj Rrahman Jasharit dhe mësimdhënësve kosovarë, përndryshe regjimin e tij po e ngjyros me të zezën! P.S. Në këtë çast unë marr anën e Rrahman Jasharit dhe do të luftojë me të gjitha mjetet kundër fashizmit!”, ka shkruar Matoshi në llogarinë  e vet në “Facebook”.

Hoxha i LV-së sulmon Jasharajn dhe mësuesit që po mbajnë grevë: E kanë shef anëtarin e partisë serbe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Balotelli flet për reputacionin e tij të keq dhe…