Matoshi fton krahun e Ymerit ta votojë demarkacionin

21 mars 2018 | 11:15

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar Grupin e Deputetëve të Pavarur (GDP) që ta votojë demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se deputetët e larguar nga Vetëvendosja nuk kanë asnjë arsye për të mos e votuar demarkacionin.

Postimi i plotë i Matoshit:

Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjie, për të mos e votuar demarkacionin. Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!

Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo”-së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes!

Vota për demarkacionin i nxjerr ata nga mistika dhe konspiracioni, në rrafshin e realpolitikës! I ngrit ata mbi interesat partikulare dhe individuale dhe i rreshton në mbrojtje të Republikës!

Jepni krahë Kosovës!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…