Matoshi mban mbledhjen e parë të Task Forcës për pastrimin e Kosovës

09 gusht 2018 | 16:58

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, të enjten për herë të parë ka mbledhur Task Forcën ndërministrore për fillimin e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, i cili do të nis më 15 shtator.

Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës të cilët kanë ofruar mbështetje logjistike dhe teknike për aksionin e pastrimit të vendit në nivel nacional.

Me këtë rast, Matoshi ka thënë se deri në fund të javës, institucionet do të dalim me një plan veprimi dhe do të themelojnë grupet teknike të punues për të nisur këtë aksion të madh.

Ndërsa përfaqësuesja e Kabinetit të Kryeministrit, njëherësh këshilltarja politike e Ramush Haradinajt, Donjeta Gashi, ka thënë se aksioni për pastrimin e Kosovës në nivel nacional do të përfundojë edhe me masa të tjera nga Qeveria e Kosovës.

Në anën tjetër, Luan Hasanaj nga organizata “Let’s do it Kosova” ka thënë se për herë të parë po vërehet një mbështetje e madhe në mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të fillojë më 15 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe drejtuesja e Sekretariatit…