Matoshi: Qeveria urgjentisht duhet ta rrisë pagën minimale

26 tetor 2021 | 15:36

Analisti Halil Matoshi ka kërkuar nga qeveria rritjen e pagës minimale.

Pas rritjes së çmimeve, ai ka deklaruar se Qeveria, përveç subvencionimit të artikujve strategjikë, urgjentisht duhet të rritë pagën minimale në 250 euro.

“Kriza globale energjetike i ka afektu edhe çmimet e konsumit t’gjânë, tue i rritë ato me hov edhe në Kosovë. Çmimet i përcaktojnë ligjet e ekonomisë liberale, tregu i lirë dhe i hapun dhe jo Qeveria, pra nuk janë fajtore as qeveritë paraprake, siç po pretendojnë disa eksponentë të pushtetit. Qeveria mundet, pos subvencionimit të artikujve strategjikë, (artikujt e shportës familjare: buka, qumështi, vaji ushqimor, sheqeri dhe vezët); Duhet me urgjencë me e rritë pagën minimale – që ishte projekt i tre qeverive paraprake – nga 170 në 250 euro!”, ka shkruar Matoshi në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor…