Matthaus: Lewandowski për Bayernin, si Messi për Barçën

28 shkurt 2018 | 11:04

Ish-kapiteni i Bayern Munchenit, Lothar Matthaus, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm Robert Lewandowskin në “Allianz Arena”.

Sulmuesi polak është lidhur me një transferim në Real Madrid, por Matthaus mendon se ai është i pazëvendësueshëm në Bayern.

“Lewa bën dallimin. Ai nuk mund të zëvendësohet. Roberti është një figurë e madhe në Bayern si Messi në Barcelonë. Sidoqoftë, kur Messi lëndohet, pamja e lojës katalanase ndryshon komplet. Bayerni nuk e ka këtë problem. Lewa është lojtar kyç, por ekipi nuk është i vendosur për të sikurse për Ronaldon te Reali apo te PSG-ja për Neymarin”, ka thënë Matthaus.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Shyqri Galica Qasje (Selatin Novosella, “Demaçi - njeri…