Matthausi: Me Kovaqin jemi një ekip mesatar

25 tetor 2018 | 14:27

Lothar Matthaus vazhdon të jetë zëri kritik i Bayern Munchen. Legjenda e këtij klubi dhe e futbollit gjerman nuk rresht së shtyri thikën në plagë pas paraqitjes që gjigantët “bavarezë” në Athinë kundër AEK-ut, duke vënë në shënjestër sërish trajnerin Niko Kovaq.

“Nuk doja t’u besoja veshëve kur dëgjova Niko Kovaqin që nënvizoi për një dominim dhe një lojë gati perfekte të Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve. Ndoshta kjo është ideja e tij e të parit futbollin, por unë di të them se pas asaj që të gjithë pamë në Athinë, di të them se edhe një herë tjetër skuadra tregoi shumë mangësi. Mungoi mbi të gjitha saktësia, zotërimi i topit dhe qartësia e veprimeve në të dyja fazat e lojës. Ky fillimsezoni është zhgënjyes për Bayernin sepse, për mendimin tim, ata janë një skuadër që deri tani kanë ofruar disa paraqitje që nuk shkojnë më lart se mesatarja. Ndoshta, kjo vjen për faktin se shumë gjëra vazhdojnë që të mungojnë në stërvitjet e Kovaqit, siç janë ankuar lojtarët deri tani. Ndoshta nevojiten ide të reja, ndoshta nevojitet një ristrukturim idesh dhe mënyre së pari gjërat. Por mbi të gjitha”, ka thënë Matthaus.

“Niko Kovaq duhet të nisë të kuptojë se historikisht, duke lënë mënjanë lojën mesatare që pamë sërish në Athinë, Bayerni është një skuadër sulmuese, jo një ekip që mendon të mbrohet. Forca e Bayernit ka qenë ta dominojë duke e sulmuar kundërshtarin, jo të vuajë presionin e tij, aq më shumë të skuadrave si AEK-u apo të tjera, me gjithë respektin për to…”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, i shoqëruar edhe…