Matuidi: Isha afër pensionimit për shkak të 6 golave të Barcelonës

21 dhjetor 2019 | 11:09

Edhe pse 30-vjeçar, dikur, në vitin 2017, Matuidi kishte menduar që t’i varë atletet, fajtor për këtë 6 golat e Barçës.

Një ndër rikthimet më të jashtëzakonshme në histori të Champions League dhe që do të mbahet mend gjatë është ajo e Barcelonës në vitin 2017, kur e mundi 6-1 në ‘Camp Nou’ Paris Saint Germainin, atëherë me Neymarin në formacion.

Barça kishte humbur 4-0 në ndeshjen e parë në Paris dhe kur të gjithë kishin menduar se ka përfudnuar gjithçka, madje edhe futbollistët e PSG-së, dolën në skenë lojtarë si Lionel Messi, Neymar, Suarez e Sergio Roberto, që shënuan në ‘Camp Nou’ – tre gola prej minutës 90 për të bërë përmbysjen më të madhe në histori.

Natyrisht, ajo çfarë ndodhi në ‘Camp Nou’ ishte shumë e dhimbshme për futbollistët e PSG-së, aq e dhimbshme sa që Blaise Matuidi kishte menduar edhe të pensionohet.

“Doja të pensionohesha zyrtarisht nga futbolli në vitin 2017. Arsyeja? Ishte për shkak të Barcelonës. Pas 6-1, në ‘Camp Nou’, kam qenë shumë, shumë i mërzitur. I thash vetes se duhet të ndalem së luajturi futboll dhe t’i varë atletet. Por, tani jam më mirë në Juve dhe kujtoj vetëm momente të mira te PSG”, ka deklaruar Matuidi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jusuf Buxhovi ka publikuar listën me anëtarët e Këshillit Inicues…