Mavraj, Rudi Vatës: Unë vetëm një Vata e njoh

08 shtator 2019 | 23:34

Rudi Vata ka bërë një deklaratë të fortë menjëherë pas ndeshjes së Francës dhe Shqipërisë, e përfunduar me rezultatin 4-1, duke u shprehur se Mërgim Mavraj duhet ta mbyllet karrierën me Kombëtaren. Gjithashtu duke përmendur edhe respektin që ka sa i përket kontributit që ka dhënë me fanellën kuqezi.

Nuk ka kaluar shumë që të vijë edhe një përgjigje nga ana e kapitenit të Kombëtares, që me një foto të postuar në “Instagram”, shkruan pak fjalë, por që janë të mjaftueshme: “Unë vetëm një Vata e njoh”, ishte reagimi i Mavrajt, duke iu drejtuar Fatmir Vatës.

Ky i fundit ka luajtur me disa skuadra në Gjermani dhe ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, duke anashkaluar kështu çdo fjalë më tepër që thotë Rudi Vata.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjanit dhe eksperti…