Mazreku: Vetëm për dëmet nga traktorët u paguan 1.8 milionë euro

25 mars 2019 | 16:07

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, ka thënë se është shqetësuese dëmi i shkaktuar nga traktorët paregjistruar, përderisa jemi në sezonin pranverore ai ka apeluar që të reduktohet ky numër. “Shqetësuese dhe që s’është potencuar me herët është pjesa e traktorëve. Gjatë viteve 2001-2018-të, kompanive të sigurimeve përmes fondeve të kompensimit, traktorët i kanë shkaktuar 1.8 milionë dëme. Meqë po fillon sezoni pranveror, u bëjë thirrje të reduktohet ky numër”, ka deklaruar ai.

Mazreku në emisionin “STRIKE”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK3), ka thënë se aksidentet e fundit me pasoja fatale që kanë ndodhur në vendin tonë kanë shqetësuar tej masë atë, por edhe industrinë të cilën ai e përfaqëson.
Ai ka deklaruar se për të ndikuar sa do pakë në vetëdijesimin e qytetareve gjatë vitit që lamë pas, Shoqata e Sigurime e Kosovës ka organizuar tryeza të shumta.
Mazreku më tutje ka thënë se përpos kësaj gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim kanë planifikuar të organizojnë kampanja të ndryshme vetëdijesuese për të ndikuar në uljen e aksidenteve në komunikacion.

“Do të organizojmë bashkërisht kampanja. Ne si shoqatë nga viti i kaluar kemi filluar të mbajmë prezantime për shkollat e mesme, sidomos me të rinjtë që janë potencial për tu pajisur me patentë shofer. Po ashtu, kemi bërë prezantime edhe nëpër universitete të ndryshme publike, kemi organizuar edhe tryeza të ndryshme me qëllim që qytetari i Kosovës të jetë më shumë i informuar me këtë pjesë”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i përfaqësues së Andorrës, Koldo Alavarez, ka folur në…