Mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2019

05 mars 2019 | 13:28

Ministria e Financave (MF), njoftoi se më 12 mars 2019 do të mbahet ankandi i katërt me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 30 milionë euro. “Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas MF-së, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mitrovicë, 5 mars- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se…