Mbahet ankandi i tetë i letrave me vlerë për vitin 2020

07 korrik 2020 | 10:27

Ministria e Financave,  njofton se më 14 korrik 2020 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas këtij njoftimi, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka njoftuarr se një ushtar amerikan…