Mbahet ligjëratë për mbrojtjen e fëmijëve

15 janar 2020 | 16:27

Mbështetur në planin e punës së Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Mitrovicë për vitin 2020, drejtori i kësaj qendre, Gani Mustafa, së bashku me përfaqësuesin e OJQ “Handikos”, Edin Lahi, dhe në prani të drejtorit të shollës “Musa Hoti”, Skender Avdiu, kanë mbajtur ligjëratë lidhur me rolin e QPS-së në mbrojtje të fëmijëve për nxënësit e kësaj shkolle.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i nxënësve lidhur me rolin e QPS-së në ofrimin e shërbimeve sociale të familjeve apo personave në nevojë sociale, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim parandalimin e dukurive negative nëpër shkolla.

Me këtë rast, janë përgatitur disa broshura të cilat iu kanë shpërndarë të gjithë nxënësve, ku të njëjtat pritet t’u shpërndahen edhe institucioneve arsimore dhe atyre shëndetësore, pasi që shpesh ofruesit e shërbimeve nga këto institucione mund të identifikojnë rastet të cilat nuk mund të vërehen nga akterët e tjerë.

Në fjalën e tij drejtori i QPS-së, Gani Mustafa, ka shpjeguar për nxënësit rolin e kësaj qendre në mbrojtjen e fëmijëve, duke i njohur ata me mënyrën e raportimit për secilin dyshim në keqtrajtim të fëmijëve, për të ndihmuar kështu QPS-në në realizimin e detyrës së saj, si dhe në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve në mjedise të sigurta.

Ndërsa përfaqësuesi nga “Handikos”, Edin Lahi, ka përmendur disa nga grupet e fëmijëve në nevojë të cilët më së shumti marrin shërbim nga QPS-ja.

Në anën tjetër drejtori i shkollës “Musa Hoti”, Skender Avdiu, ka falënderuar drejtorin Mustafa dhe përfaqësuesin e “Handikos”-it, për iniciativën e ndërmarrë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri…