Mbahet punëtoria për ngritjen e kapaciteteve të njësisë së kontrolles së jashtme të Doganës

15 janar 2024 | 16:11

Dogana e Kosovë e përkrahur nga Organizata Botërore e Doganave (OBD) dhe në bashkëpunim me Doganën e Gjermanisë kanë mbajtur një punëtori me qëllim ngritjen e kapaciteteve të njësisë së kontrolles së jashtme të Doganës së Kosovës.

Ky program ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për të forcuar proceset e kontrolles së jashtme brenda Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës falënderon për angazhimin dhe përkrahjen e saj OBD në organizimin e kësaj punëtorie si dhe Doganën e Gjermanisë për financimin e ofruar, që një shembull i përpjekjeve të përbashkëta për të ndihmuar në zhvillimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të Doganës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Banjë të Komunës së Malishevës, u mbajt një…