Mbahet takimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues për IPA

26 nëntor 20:18

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, sot mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit të Përbashkët Monitorues për IPA, që mbahet mbi baza vjetore.

Në takim morën pjesë Drejtoresha e Përgjithshme për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Tomasz Szunyog si dhe përfaqësues të tjerë nga Komisioni Evropian në Bruksel dhe Zyra e BE-së në Kosovë, dhe nga ministritë dhe institucionet e tjera përfituese të IPA-s në Kosovë.

Po ashtu, në takim morën pjesë, në cilësinë e vëzhguesit edhe përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Takimi u fokusua në diskutimin rreth zbatimit të projekteve të IPA II, problemet e shfaqura gjatë zbatimit si dhe përgatitjet për IPA III.

Zëvendëskryeministri Selmanaj theksoi përkrahjen e ofruar nga BE për të ndihmuar Kosovën në luftimin e pasojave të pandemisë Covid-19.

Zëvendëskryeministri njoftoi BE-në rreth riorganizimit të strukturave të integrimit evropian brenda Zyrës së Kryeministrit, që pritet të fuqizojë dhe ta integrojë agjendën evropiane, duke e bërë pjesë integrale të agjendës qeveritare, njëkohësisht duke shërbyer edhe si model për institucionet e tjera qeveritare, përderisa ka vonesa të shkaktuara në realizimin e legjislacionit për reformën e administratës publike.

Ai gjithashtu njoftoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar për të pasur një planifikim të integruar ku prioritetet e përcaktuara nga Kosova në funksioni të integrimit evropian dhe zhvillimit të vendit do të financoheshin nga BE-ja dhe donatorët e tjerë.

Në vijim të takimit, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës prezantuan rreth progresit të arritur në fushat e tyre të përgjegjësisë, ndërsa kërkohet që të kryhen aktivitete të veçanta brenda afateve të paracaktuara nga BE-ja.

Në veçanti, nevojitet progres në reformat e lidhura me administratën publike, menaxhimin e financave publike, zbatimin e rishikimit funksional të sundimit të ligjit si dhe përcaktimin e lokacioneve për realizimin e projekteve infrastrukturore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Klinës ka njoftuar se ka marrë vendim që…