Mbahet tryezë diskutimi për parandalimin e dhunës në familje në Malishevë

05 dhjetor 2019 | 14:59

Organizuar nga zyrtarja për barazi gjinore dhe të drejtat e njeriut në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, të enjten është mbajtur një tryezë me temën “Parandalimi i dhunës në familje”.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë zyrtarë të institucioneve përgjegjëse, të komunës, policisë, qendrës për punës sociale, shoqërisë civile dhe pjesëtarë të mekanizmave të ndryshëm që merren me të drejtat e njeriut dhe me siguri.

Në këtë tryezë, shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës së Malishevë, Blerta Krasniqi, ka thënë kjo komunë në vazhdimësi bën përpjekje për krijimin e sigurisë më të madhe për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe parandalimin e dhunës në familje.

Ndërsa zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, ka folur për punën dhe aktivitetin e mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje, prej themelimit dhe deri më tani, si dhe për fushatën “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.

Lidhur me këtë temë ka raportuar edhe zyrtari përgjegjës i Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë, i cili ka sqaruar procedurat e trajtimit të rasteve dhe nevojës për sensibilizim më të madhe, në parandalimin e rasteve eventuale.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar sot të gjeturat…