Mbappe kërkon nga PSG-ja transferimin e Silvës

25 janar 16:30

Mediumi britanik “The Sun” raporton se ylli i Paris Saint-Germainit ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta transferojnë mesfushorin ofansiv të Manchester Cityt.

Përfaqësuesi portugez është pjesë e rëndësishme e “Citizens”, por një ofertë e majme nga Franca do t’i bindte kampionët e Anglisë që ta shesin atë.

Mbappe kishte luajtur së bashku me Silvan në Monaco në periudhën 2015-2017 dhe nënkampioni i botës e vlerëson lartë përfaqësuesin portugez, të cilin gjatë verës së kaluar e donte Barcelona. Mbetet të shihet nëse Silva do të përfundojë apo jo në “Parkun e Princave” gjatë verës që vjen. Në vitet e fundit ai ishte njëri prej mesfushorëve më kualitativë në futbollin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Music sessio #53” e Shakirës ka hapur vazon e Pandorës,…