Mbappe: Në Serie A do të luaja për Milanin

28 shkurt 2023 | 15:11

Kylian Mbappe i ka bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë përkohësisht. Ylli francez i është përgjigjur një tifozi para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të më të mirëve për vitin 2022, që u mbajt në Paris të Francës.

Në përgjigje të pyetjes për një të ardhme eventuale në Itali, ylli i Paris Saint-Germainit dhe i Kombëtares së Francës u përgjigj: “Nëse do të vija në Serie A, do ta bëja këtë për Milanin”. Natyrisht, një mundësi e tillë për momentin është thuajse zero duke e pasur parasysh rrogën e tij stratosferike dhe qindra miliona eurot që i kërkon PSG-ja për shitjen e lojtarit, i cili shihet më afër transferimit në Real Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka…