Mbappe “njeriu i erës”, gol pas një sprinti prej 38 kilometra në orë

22 prill 2019 | 17:36

Kylian Mbappe ka shënuar tri gola në fitoren e mbrëmjes të së dielës ndaj Monaco, e cila ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion të “Ligue 1” për gjigantët e “Parce des Princes”.

Njëri nga golat e talentit 20-vjeçar ishte mahnitës, sepse ishte finalizuar pas një kundërsulmi rrufe dhe një sprinti nga mesi i fushës, një distancë prej 50 metrash.

Pas ndeshjes, televizioni francez ka mbikëqyr aksionin në fjalë dhe ka përllogaritur shpejtësinë prej 38 km/orë të talentit francez, diçka e çmendur.

Nëse do e krahasojmë me Sanen, një nga lojtarët më të shpejtë të Premier Ligës angleze, ai shpejtësinë maksimale që ka regjistruar është 35.48 km/orë, rekord i vendosur në sezonin e kaluar.

Ndërkohë shifrat e Mbappesë janë të denja për ta konsideruar si “njeriu i erës”. Usain Bolt, kampionin e shumëfishtë të Atletikës në garat e shpejtësisë, kur kishte vendosur rekordin botëror të tij, 100 metra për 9.58 sekonda kishte arritur shpejtësinë maksimale 44.72 km/orë, ndërkohë që shpejtësia e tij mesatare në vrapime është 37.58 km/orë, një shifër më e ulët se goli i djeshëm i Kilian Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një festë e zjarrtë ka shpërthyer në Selanik mbrëmjen e…