Mbappe njofton PSG-në se do të largohet në verë

16 shkurt 2024 | 12:43

“Mirupafshim Paris!” Merr fund në këtë mënyrë një nga telenovelat më të famshme në botën e futbollit, të paktën seria e parë, me Kylyan Mbappe që njoftoi zyrtarisht klubin e PSG-së se në fund të këtij sezoni do të largohet.

Sulmuesi francez ka njoftuar personalisht sheikun Al Khelaifi, me këtë të fundit që bëri gjithçka që Mbappe të mos largohej, madje duke i ofruar shifra marramendëse. Mbappe do të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni, por jo falas si të gjithë mendonin.

Në kontratën që Mbappe kishte firmosur dy vite më parë, ishte përfshirë një klauzolë, nëse nuk do të rinovonte për një tjetër vit, atëherë PSG-ja do të përfitojë 80 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…