Mbappe po kërkon shtëpi në Madrid

22 prill 2021 | 17:35

Fitoret e njëpasnjëshme të PSG-së, ku Kylian Mbappe është protagonist absolut, nuk po arrijnë ta bindin lojtarin të qëndrojë në Francë.

Media prestigjioze “Goal” raporton se 22-vjeçari është duke kërkuar një shtëpi në Madrid. Sipas thashethemeve të gazetave iberike, Mbappe do t’i bashkohet kësaj skuadre në fund të këtij sezoni. Mbappe, i cili e flet spanjishten në mënyrë të përkryer, do ta kishte mjaft të lehtë komunikimin me shokët e skuadrës si dhe instruksionet e trajnerit.

Megjithatë, për momentin, sulmuesi francez është duke u fokusuar te Liga e Kampionëve, ku dëshiron ta fitojë me patjetër këtë trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka publikuar…