Mbappe u takua me Lewandowskin për ta bindur që të nënshkruante me PSG-në

04 dhjetor 2022 | 08:42

Kylian Mbappe raportohet se u takua me Robert Lewandowskin, i cili ishte në Bayern Munich në atë kohë, për ta bindur atë të bashkohej me kampionët e Ligue 1.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në afatin kalimtar të verës, teksa ai tani do të përballet me Mbappen të dielën, në ndeshjen mes Francës dhe Polonisë, e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Me nënshkrimin e zgjatjes së kontratës me PSG-në në maj të këtij viti, Mbappe kërkoi që nga klubi që të nënshkruante me një sulmues të nivelit të lartë.

Ish-sulmuesi i Monacos beson se ai punon më së miri së bashku me një sulmues siç është Lewandowski, dhe për këtë arsye kërkoi të rekrutonte sulmuesin polak.

Sipas “Le Parisien”, Mbappe shkoi aq larg sa u takua me Lewandowskin më 26 maj në Kanë, megjithatë, kapiteni polak në fund vendosi të bashkohej me Barcelonën, që do të thotë se përpjekjet e sulmuesit francez dështuan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e…