Mbappe zbulon si është të luash me Messin dhe Neymarin

29 dhjetor 2021 | 17:57

Në rubrikat e “Gazzetta dello Sport” gjejmë një intervistë të gjatë me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Mes shumë çështjeve të prekura ka hapësirë edhe për sulmin yjor të parisienëve, me Messin dhe Neymarin, bashkëlojtarë të francezit: “Është normale që ka pasur shumë pritshmëri. Të gjithë presin mrekulli kur një ekip përbëhet nga lojtarë të këtij niveli. Sidoqoftë, nuk duhet t’i harrojmë episodet që shkaktuan disa probleme: lëndimi i Neymarit, faza e adaptimit të Messit, si dhe disa vështirësi në lojën ekipore. Gjithsesi, kur keni mundësinë të luani me këtë kategori lojtarësh, mund të keni vetëm besim. Të luajturit me ta është një mundësi e jashtëzakonshme për mua. Mezi pres që Neymari të kthehet, sepse mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha me të në gjysmën e dytë të sezonit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e…