Mbështetet nga tifozët, Strakosha: U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda

20 shtator 2021 | 20:41

Thomas Strakosha mori një dedikim të veçantë të dielën nga tifozët e skuadrës së Lazios të cilët shpalosën në pankartë përkrahjen pas gabimit në Ligën e Evropës.

“Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”, shkruhej në pankartën e tifozëve të Lazios.

Strakosha shpërtheu në lot teksa në llogarinë e vet në “Instagram” ka shkruar: “Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim. U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda. E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen. Ky moment do të mbetet në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Tani të punojmë për ta sjellë Lazion aty ku e meriton”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…