‘Bashkë me Fadilin do të sjellim një qeverisje të re lokale në Skenderaj’ (video)

20 shtator 2021 | 20:22

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një video-mesazhi në “Facebook” ka përcjell një mesazh për qytetarët e kësaj komune për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai ka thënë se bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar komunë, Fadil Nurën do të jenë pranë qytetarëve për të sjellë një qeverisje të re lokale.

“Bashkë me Fadilin do të jemi pranë jush në mandatin e ardhshëm qeverisës, për të realizuar të gjitha projektet qe jemi duke i paraqitur para qytetarëve. Bashkë me Fadilin kemi vizion të qartë për zhvillimin e Skenderajt në çdo cep të tij. Do të jemi pranë qytetarëve për të sjellë një qeverisje të re lokale, me mendësi e cilësi të re për qytetarët e Skenderajt. Nuk ka sfidë të cilën nuk mund ta kalojmë kur jemi së bashku! Falë mbështetjes tuaj Skenderaj është zhvilluar në një qytet simpatik. Në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë edhe më të bukur e më atraktiv!
Vazhdojmë aty ku e lamë sepse PDK NUK THYHET!”, ka thënë Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, kryetari aktual i…