Mbështetja për bizneset, MINT lanson thirrje publike në vlerë 2.5 milionë euro

27 mars 2024 | 16:08

Në vlerë prej 2.5 milionë euro janë lansuar të mërkurën tri thirrje publike për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) si pjesë e planit trevjeçar të politikës industriale.

Ministrja Rozeta Hajdari në një konferencë për medie derisa ka shpalosur lansimin e këtyre tri thirrjeve, ka theksuar se e gjithë kjo mbështetje synon fuqizimin e ekonomisë dhe zhvillimin e ndërmarrësve që kanë shumë potencial.

Hajdari derisa ka treguar vlerën e kësaj thirrje publike, ka thënë se do të jetë e hapur deri më datën 19 prill, për të gjithë ata që duan të aplikojnë.

Ajo ka paralajmëruar se deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të Planit vjetor të auditimit 2023/2024,…